Lëndohet Vedat Muriqi: Gjiganti bie dy herë në tokë

Periskopi.com Sporti

Superylli që luan në Superligën e Turqisë te Fenerbahçe, Vedat Muriqi, ka realizuar dy gola sonte kundër Kasimpasas.

Të dy golat erdhën pas ekzekutimit të dy penalltive në mënyrë të saktë nga ish ylli i Lirisë së Prizrenit.

Në këtë formë, Muriqi ka 7 gola në 11 ndeshje për ekipin e madh turk, në të cilin dikur luante edhe i ndjeri Fadil Vokrri, shkruan Periskopi.

Por, ka edhe një lajm të keq. Muriqi është rrëzuar dy herë gjatë ndeshjes dhe mbeti i lënduar.

Madje, rrëzimi në herën e dytë ishte i frikshëm dhe e la lojtarin dardan të shtrirë për disa minuta.

Megjithatë Muriqi u ngrit në këmbë por vazhdonte të jepte shenja se kishte dhimbje duke na lënë të gjithëve në frikë për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë e Anglisë./Periskopi

Shpërndaje në: