Leo Messi është njeriu kyç në transferimin e superyllit të Interit te Barcelona

Leo Messi është njeriu kyç në transferimin e superyllit të Interit te Barcelona

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se të luash me Lionel Messi mund të provokojë një largim të Lautaro Martinezit nga klubi italian.

22-vjeçari është lidhur shumë me një transferim në Barcelona këtë verë dhe tashmë luan përkrah Messit në ekipin kombëtar.

“Ai është një lojtar me shumë potencial, por gjithçka varet nga ajo që dëshiron lojtari. Lautaro është shumë rehat në Inter”.

“Në fund të fundit, gjithçka varet nga oferta e Barcelonës dhe dëshira të luash përkrah Leo [Messi], pasi është gjithmonë një motiv për çdo lojtar ambicioz”, ka thënë Moratti.

Barcelona mund të detyrohet të përdorë lojtarë si pjesë e marrëveshjes së tyre për të nënshkruar me Lautaron.

Moratti në fund foli për Messin, duke thënë se ai është i lidhur ngushtë me Barcelonën.

Shpërndaje në: