Leo Messi ‘ridefinoi’ qoshen ku bashkohet shtylla me transversalen, me këtë gjuajtje magjike gjatë nxemjeve

Leo Messi ‘ridefinoi’ qoshen ku bashkohet shtylla me transversalen, me këtë gjuajtje magjike gjatë nxemjeve

Ekskursioni i fundit i Lionel Messit me Argjentinën nuk ka shkuar saktësisht sipas planit.

Pasi debutoi me PSG-në, gjashtë herë ‘Topi i Artë’ iu rikthye aksionit me Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Periskopi.

Ai po përgatitej të luante kundër Brazilit, ndeshje e cila u anulua pasi stafi mjekësor brazilianë ndërhyri kur e kuptoi se katër futbollistë nuk kishin respektuar rregulloren anti-Covid 19, por këtu jemi për diçka tjetër.

Messi, gjatë nxemjeve, po praktikonte gjuajtjet e lira, teksa kamera ka kapur atë duke shënuar një gol perfekt aty ku bashkohet shtylla me transversalen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: