Leo Messi zbulon detaje interesante, ja pse është kaq e vështirë të luhet kundër Van Dijkut

Leo Messi zbulon detaje interesante, ja pse është kaq e vështirë të luhet kundër Van Dijkut

E drejtë të themi se, që prej transferimit të tij te Liverpooli, Virgil van Dijk ka qenë i jashtëzakonshëm.

Holandezi u transferua në “Merseyside” për 83 milionë euro në janar të vitit 2018, raporton Periskopi.

Derisa dukej në fillim si një shumë e tepruar për një mbrojtës, Van Dijku e ka dëshmuar se ia ka vlejtur çdo cent.

Liverpool v Barcelona - UEFA Champions League Semi Final: Second Leg

Në fakt, Van Dijk ka qenë aq i mirë sa që e ka shëndrruar veten në pretendent për “Top të Artë” – që është fituar nga një mbrojtës për herë të fundit më 2006.

Tani, Lionel Messi e ka detajizuar se si është të ndeshesh me Van Dijkun.

“Ai është një mbrojtës që e di si ta gjykojë kohën dhe të pres momentin e duhur për të ndërhyrë,” tha Messi.

“Ai është shumë i shpejtë dhe i madh, por ka edhe shumë shkathtësi për gjatësinë që ka.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: