Leo Messit i dorëzohet ‘Topi i Artë’ nga futbollisti i Real Madridit

Leo Messit i dorëzohet ‘Topi i Artë’ nga futbollisti i Real Madridit

Lionel Messi është fituesi i çmimit më të vlefshëm individual në botë ‘Topi i Artë’.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga ‘France Football’ në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Natyrisht, gëzimi i Messit kur u citua emri i tij ishte i madh.

Pasi Messi u shpall fitues, dorëzimin e ‘Topit të Artë’ ia bëri mesfushori kroat i Real Madridit Luka Modric.

Embedded video

Modric ishte fituesi i ‘Topit të Artë’ vitin e kaluar, dhe në mbrëmjen e sontme ia dorëzoi argjentinasit.

Kjo është hera e gjashtë që Messi e fiton ‘Topin e Artë’ duke e lënë pas vetes Ronaldon me pesë sosh.

Shpërndaje në: