Leon Dajaku nuk mendon dy herë, e thotë hapur dhe qartë: Dua të luaj për Gjermaninë

Leon Dajaku nuk mendon dy herë, e thotë hapur dhe qartë: Dua të luaj për Gjermaninë

Leon Dajaku përfundimisht nuk do të luajë për Kombëtaren e Kosovës, të paktën jo me dëshirën e tij.

Këtë ai e konfirmoi vetë në një intervistë për faqen zyrtare të Union Berlinit, kur u pyet për të ardhmen te Kombëtaret.

“E dua futbollin, është gjithçka për mua. Po jap më të mirën dhe shpresoj një ditë të luaj në nivelin internacional”.

Për cilën përfaqësuese? Përgjigjja ishte e shkurt dhe e shpejt: “Gjermaninë”.

Sigurisht, nëse Gjermania nuk e fton, ai do të kthehet nga Kosova. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: