Letra e Einsteinit për sekretin e lumturisë shitet për kaq para

Letra e Einsteinit për sekretin e lumturisë shitet për kaq para

Një shënim i fizikantit Albert Einstein (Albert Ajnshtajn) mbi sekretin e lumturisë, u shit sot në Jeruzalem për 1,56 milionë dollarë, ndërkohë që ishte vlerësuar më parë rreth 5 000-8 000 dollarë, theksoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve.

“Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi ajo.

Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja ka arritur majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbante shkrimin e njeriut të madh.

“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që nënkupton një shqetësim të përhershëm”, kishte shkruar Einstein në gjermanisht në letrën me kokë të “Imperial Hotel de Tokyo”, ku ai qëndroi në vitin 1922.

Shpërndaje në: