Letra që pranoi Vuçiq: Mos e nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën

Letra që pranoi Vuçiq: Mos e nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën

Shoqata e familjeve të të vrarëve e të të rrëmbyerve në Kosovë, ia ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit me kërkesën që të mos pranojë kërkesat e SHBA-së e të BE –së për ta nënshkruar sivjet marrëveshjen ndërmjet Serbisë e Kosovës. 

Siç theksohet në kumtesën e shoqatës që e përcjell portali danas, nga Vuçiqi është kërkuar që të “mos i pranojë shantazhet e SHBA-së e të Bashkimit Evropian” .

Kumtesa e Shoqatës ka përfunduar “se nuk duhet pranuar kurrfarë marrëveshjesh tjera dhe se kompromisi më i madh është marrëveshja e Brukselit“.

Shpërndaje në: