Lëvizja studentore e afërt me Vetëvendosjen humb zgjedhjet në UP

Lëvizja studentore e afërt me Vetëvendosjen humb zgjedhjet në UP

ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim), ka njoftuar për rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës.

Sipas rezultateve të publikuara, lëvizja studentore që ka fituar zgjedhjet është koalicioni UDS USPE OPS  me 5439 vota apo 43.77%, derisa lëvizja studentore SKV, lëvizje kjo e cila njihet edhe për afërsinë me Lëvizjen Vetëvendosje është renditur në vendin e dytë duke i humbur zgjedhjet me vetëm 3327 vota apo 26.77%

Njoftimi i plotë i ORCA-s.

REZULTATET PRELIMINARE TË ZGJEDHJEVE STUDENTORE NË UP

Rezultatet për Këshille të Fakulteteve dhe për Parlament Studentor në Universitet të Prishtinës janë si vijon:

Fakulteti Ekonomik                               UDS-USPE-OPS

Fakulteti Filozofik                                          REFORMA

Fakulteti i Arkitekturës                          UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Arteve                                            REFORMA

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë    UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Edukimit                                UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit              REFORMA

Fakulteti i Filologjisë                              UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike  SKV

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike                              SKV

Fakulteti i Mjekësisë                               UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Ndërtimtarisë                         UDS-USPE-OPS

Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore        SKV

Fakulteti Juridik                                                       PS-UP

Ndërkaq më poshtë mund të gjeni rezultatin e votimit sipas organizatave studentore që garuan për Parlament Studentor:

UDS USPE OPS – 5439 vota apo 43.77%.

SKV – 3327 vota apo 26.77%

REFORMA – 2642 vota apo 21.26%

PS UP – 839 vota apo 6.75%

ISP UP – 179 vota apo 1.44%

Sipas këtyre rezultateve është konstatuar se organizata fituese e këtyre zgjedhjeve studentore është koalicioni i organizatave UDS USPE OPS – 5439 vota apo 43.77%.

Shpërndaje në: