Lëvizje të reja nga Kina: E rrethon Tajvanin me mbi 50 avionë luftarakë dhe bombardues bërthamorë

Lëvizje të reja nga Kina: E rrethon Tajvanin me mbi 50 avionë luftarakë dhe bombardues bërthamorë

Kina sot ka dërguar një flotë prej gjashtë anijesh dhe mbi 50 avionësh luftarakë, përfshirë bombarduesit bërthamorë për të rrethuar Tajvanin, në lëvizjet e reja kërcënuese për luftë, thanë zyrtarët.

Teksa Pekini po rrit presionin ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, një admiral i lartë i marinës amerikane ka thënë se Amerika duhet të përballet me “gorillat” kineze.

Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së politikanes së lartë amerikane Nancy Pelosi dhe një delegacioni të Kongresit.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se inkursioni i fundit përfshinte 51 avionë, përfshirë bombarduesit H-6, të cilët janë të aftë të dërgojnë armë bërthamore.

Si përgjigje, avionë luftarakë tajvanezë u panë të ngriheshin në qiell, disa prej tyre të armatosur me raketa kundër anijeve.

Një konflikt mund të tërheqë ShBA-në dhe aleatët e tjerë në një betejë katastrofike të superfuqive, paralajmërojnë ekspertët.

Është raportuar se Kina ka vendosur nëndetësen e saj të fundit rreth Tajvanit, e mbushur me armë, duke përfshirë raketa supersonike, që synojnë fundosjen e aeroplanmbajtësve të fuqishëm të Marinës së ShBA-së.

Në përgjigje të lojërave luftarake, ushtria amerikane bëri një shfaqje masive të forcës mbi Paqësorin, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

SHBA ka përsëritur mbështetjen për Tajvanin pasi Kina refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të kapur ishullin e pavarur.

Shpërndaje në: