Lewandowski: Do të doja që Messi të ishte i sinqertë, jo fjalë bosh

Lewandowski: Do të doja që Messi të ishte i sinqertë, jo fjalë bosh

Robert Lewandowski u rendit i dytë në garë për Topin e Artë 2021, me Messin duke e fituar atë çmim.

Sulmuesi polak e ka zbuluar zhgënjimin që nuk doli i pari. Lewandowski ndërkohë e fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit.

Në sezonin 2020/21, Lewandowski realizoi 48 gola dhe nëntë asiste në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa Bayerni e fitoi Bundesligën, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Ndërkohë, gjatë sezonit aktual 2021/22, sulmuesi i Bayern Munich ka realizuar 16 gola në 14 ndeshje.

“Jam i zhgënjyer, s’mund ta mohoj. Nuk mund të them se isha i lumtur. E kam një ndjenjë zhgënjimi. Të jesh kaq afër, të garoj me Messin, natyrisht e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur. Thjesht fakti që arrita të garoj me të, tregon nivelin qe isha në gjendje ta arrija”, deklaroi Lewandowski për median polake Kanale Sportowym.

Sulmuesi polak gjithashtu e “thumboi” Messin, pasi argjentinasi i tha France Footballit që t’ia japë Lewandowskit Topin e Artë për vitin 2020.

“Nuk jam entuziast për të marrë çmimin për vitin 2020. Dua që ajo (deklarata e Messit për Topin e Artë 2020) të ishte e sinqertë nga një lojtar i madh dhe jo vetëm fjalë boshe”, përfundoi Lewandowski

Shpërndaje në: