Lewandowski e barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuar brenda një viti

Lewandowski e barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuar brenda një viti

Bayern Munich e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Bundesligë dhe të 14-tën në përgjithësi në 17 ndeshje gjithsej.

Bavarezët triumfuan thellë 4:0 ndaj Wolfsburgut në “Allianz Arenan” e zbrazët pa shikues.

Robert Lewandowski ishte gjithashtu në listën e golashënuesve. Polaku e realizoi golin e fundit, duke e barazuar një rekord

Me këtë gol, polaku arriti në 69 gola në vitin 2021, duke barazuar rezultatin e Cristiano Ronaldos te Real Madrid në vitin 2013.

Megjithatë, kjo shifër është shumë larg asaj të Lionel Messit. Argjentinasi shënoi 91 gola në një vit kalendarik në 2012-tën. /

Shpërndaje në: