Lewandowski e Haaland në listën e ngushtë të PSG

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain janë duke u interesuar që ta përforcojnë fazën e sulmit.

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Parisi, dhe duket se skuadra tashmë ka nisur të kërkojë alternativën për të.

Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë në listën e ngushtë të PSG për merkaton e 2022, përcjell Periskopi.

Gjigantët francezë janë të vendosur të përforcojnë sulmin, në rast se Mbappe shkon drejt Real Madridit. /Periskopi/