Lewandowski flet për trajnerët e tij: Ja çfarë ka mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick

Lewandowski flet për trajnerët e tij: Ja çfarë ka mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick

Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë interesante për El Pais.

Ylli polka ka përmendur të gjithë trajnerët e tij që ka pasur gjatë karrierës së pasur.

Emrat prej më të mëdhenjve, si Klopp, Guardiola, Ancelotti e Flick kanë punuar me Lewandowskin. Por, çfarë ka mësuar ai nga ata?

“Me Klopp (në kohën e Borussia Dortmund) kam mësuar të bëj presing dhe të vjedh topa për të dalë para portës me gjithë shpejtësinë”, ka kujtuar sulmuesi i Bayern Munich, përcjell Periskopi.

“Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën. Ai ka ndryshuar vizionin tim të futbollit në 100%. Ancelotti më ka dhënë besim tek aftësitë e mia, ndërsa Flick ishte një ekspert në shpjegimin e gjërave të vështirë në mënyrë të thjeshtë”, ka vazhduar polaku.

Shpërndaje në: