Lewandowski mund të largohet, Bayern i futet garës për Erling Haaland

Lewandowski mund të largohet, Bayern i futet garës për Erling Haaland

Erling Haaland mund të përfundojë te skuadra e Bayern Munich.

Ashtu siç ka ndodhur me shumë lojtarë të mirë (të zhvilluar te Dortmund) së fundmi, edhe me Haaland mund të shkojë njëjtë.

Prestigjiozja gjermane ‘Bild’ raporton se kampionët e Bundesliga kanë filluar të tregojnë interesim për kartonin e norvegjezit, transmeton Periskopi.

Me zërat që rriten gjithnjë e më shumë për largimin e mundshëm të Lewandowski nga ‘Allianz Arena’, thuhet se Bayern janë gati të paguajnë 150 milionë euro për Haaland.

Deri më tani, asgjë nga ky interesim nuk është konkretizuar, në kuptimin e ndonjë oferte të mundshme. Lojtari akoma ka kontratë të vlefshme me Dortmund dhe nuk ka prekur pikën e kontratës ku mund të nis negociata me ndonjë skuadër tjetër. /Periskopi/

Shpërndaje në: