Lewandowski nuk është nga ky planet, shkatërron Frankfurtin me hat-trick në fitoren 5-0

Lewandowski nuk është nga ky planet, shkatërron Frankfurtin me hat-trick në fitoren 5-0

Bayern Munich e ka shkatërruar Frankfurtin 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesligë.

Shkaktari kryesor për këtë poshtërim të Frankfurtit, sigurisht ishte Robert Leëandoëski, i cili realizoi hat-trick.

Ai realizoi në minutat 10′, 26′ dhe 60′ për ta vulosur emrin e tij si një prej futbollistëve më të mirë në botë aktualisht, ndoshta menjëherë pas Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Golat e tjerë i shënuar Sane 72′ dhe Muslala 90′.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni grumbullon 12 pikë dhe zë pozitën e parë, ndërsa Frankfurti të gjashtën me tetë pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: