Lewandowski qëndron i vendosur gjatë takimit me drejtorin e Bayernit: Ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Lewandowski qëndron i vendosur gjatë takimit me drejtorin e Bayernit: Ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Bayern Munich janë ende të bindur se Robert Lewandowski do të respektojë kontratën e tij me klubin gjerman dhe do të mbetet sulmuesi i skuadrës deri më 30 qershor 2023.

Por sulmuesi ndihet ndryshe dhe dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, shkruan Periskopi.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka treguar se është ende i vendosur të mbajë Lewandowski në klub këtë verë, pasi ai shkoi të takonte sulmuesin polak ballë për ballë.

Sipas një raporti nga “Sky Germany”, Salihamidzic udhëtoi në Mallorca ku po qëndron për pushime Lewandowski për ta bindur atë të ndryshonte mendje.

Megjithatë, ishte një takim që nuk pati efektin e dëshiruar, pasi ish- lojtari i Dortmundit dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet Barcelonës.

Lewandowski ka deklaruar tashmë në më shumë se një rast se është gati t’i japë fund kohës së tij në Bayern dhe, sipas Bild, ai i ka kërkuar sërish klubit gjerman që të lejojnë largimin.

Shpërndaje në: