Lexuesi i Periskopit e bën ‘film’ daljen e Albin Kurtit nga xhipi i zi, gëzim i madh te grupi “Me Kryeministrin”

Lexuesi i Periskopit e bën ‘film’ daljen e Albin Kurtit nga xhipi i zi, gëzim i madh te grupi “Me Kryeministrin”

Grupi i ri “Me Kryeministrin” vazhdon të ushqejë kultin e personalitetit për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Kësaj here, një lexues i Periskopit e ka bërë një postim mjaft interesant e domethënës në këtë grup.

A.K. – lexues i Periskopit – ka postuar një video 35 sekondëshe me mbishkrimin “Baba” e ku duket një top biliardi i zi 8-sh, dy bicepsë dhe një zemër.

Në video, duket mbërritja e kryeministrit Kurti me pesë xhipat e tij të zi në Llap.

E veçanta e kësaj videoje është se muzika është ushtarake dhe melankolike njëkohshëm.

Nuk dihet nëse suksesi i z. Kurti në këtë video është te mënyra se si ndalen xhipat e zi, apo te mënyra se si kanë frenuar apo thjesht nga mënyra se si del nga xhipi i zi ku ishte.

Shumë komente kanë qenë kritike për xhipat e zi.

“Boll i kritikojke këta xhipa të zi, po nejse mirë boll,” – ka shkruar komentuesi B.V.

Ajo çka bie në sy është edhe prania e Gani Gecit, ish deputet, i cili ka ironizuar me videon në fjalë duke shprehur mosbesim se në të është Albin Kurti.

Sidoqoftë, numri i përkrahësve është shumë shumë i lartë, me mbi 500 vetë që kanë pëlqyer këtë video.

Më poshtë mund të ndiqni disa sekuenca nga videoja

 

Shpërndaje në: