‘Liberalizimi i vizave’, ‘Dialogu’, ‘Procesi i Berlinit’ – Fjalët e kancelarit Scholz para kryeministrit Kurti

‘Liberalizimi i vizave’, ‘Dialogu’, ‘Procesi i Berlinit’ – Fjalët e kancelarit Scholz para kryeministrit Kurti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë mbajtur një takim në Berlin ku kanë diskutuar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë më Kosovën. Pas këtij takimi, Scholz dhe Kurti dolën në një konferencë të përbashkët për media ku edhe treguan se çka konkretisht kanë biseduar në takim.  Krejt çka tha kancelari gjerman, Olof Scholz në konferencë, Periskopi ua sjell të përmbledhur.

Scholz tha se kanë diskutuar për shumë tema, ndërsa paralajmëroi vizitë në Prishtinë. Ai u shpreh i lumtur me bashkëpunimin e qeverive të të dy vendeve, gjë që tha se do të shërbejë edhe për projekte që “do ta forcojnë pavarësinë energjetike dhe do ta përmirësojnë cilësinë e ajrit”.

Kancelari Scholz nuk jep shpresë se vizat do të liberalizohen shpejt

Kancelari gjerman përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën si çështje shumë e rëndësishme për të cilën ai tha se angazhohet vazhdimisht megjithatë nuk jepi shumë shpresë se kjo do të ndodhë shpejt.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.

Berlini zyrtar ka mbështetur vazhdimisht liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilën çështje Komisioni Evropian ka dhënë dritën e gjelbër në vitin 2016 dhe 2018 duke i rekomanduar Këshillit të BE-së që të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave, vendim që sot e kësaj dite mungon.

Katër marrëveshje do të nënshkruhen në gjysmën e dytë të këtij viti në kuadër të Procesit të Berlinit

Scholz përmendi edhe bashkëpunimin rajonal duke thënë se “me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon”.

Ai përmendi katër marrëveshje të rëndësishme që tha se do të nënshkruhen në gjysmën e dytë të këtij viti në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Projekti më i rëndësishëm është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal”, tha ai, duke paralajmëruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe njohjen e diplomave profesionale.

“Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që ato do t’i vazhdojmë në një vizitë në Prishtinë”, tha Scholz.

Roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi

Sajpërket temës së njohjes së Kosovës është temë që duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë për të cilën Gjermania jep mbështetje ashtu siç ka bërë prej kohësh.

“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh pra është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt shpejt prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”, tha Scholz.

Tutje ai tha se sheh vullnet nga palët për një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne nuk gjykojmë se kush ka të drejtë por ne ofrojmë mundësinë për të pasur lidership që liderët të ushtrojnë lidershipin dhe kam përshtypjen që vullneti është shumë i madh për të bërë përparime dhe këto gjëra duhet pasur parasysh përveç. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit që ka dhënë kontribut në Ballkan dhe e dyta është çështja e anëtarësimit në BE dhe të gjithë e dijmë që janë perspektiva realiste dhe ia vlen që të bihet dakord”, tha ai./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: