Liburn Aliu s’e dinte çmimin e banesave të blera në lagjen luksoze, kështu i deklaron në AKK

Liburn Aliu s’e dinte çmimin e banesave të blera në lagjen luksoze, kështu i deklaron në AKK

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ndonëse para disa ditësh nuk i kujtohej çmimi i dy banesave që kishte blerë në lagjen luksoze, Marigona Hill, nuk ka pasë si të shmangë shprehjen e kujtesës së deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, transmeton Periskopi.

‘’Nuk më kujtohet saktë sa kanë qenë’’, pati thënë Aliu.

Për njërën banesë, që është 111.7 metra katrorë bashkë me tarracë, ministri ka deklaruar se i ka borxh 23 mijë euro. Ndërsa, për tjetrën, që është e madhësisë pothuajse të njëjtë, ka deklaruar se i ka borxh 58 mijë euro.

Të dyja këto banesa i kishte deklaruar ministri edhe një vit më parë. Dallimi me sivjet është se duket se ka larë një pjesë të borxhit.

Në vitin 2021, ai kishte deklaruar se për banesën e dytë ka borxh 83 mijë euro. Tash për të i ka deklaruar se detyrohet 58 mijë euro. I bie që i ka paguar 25 mijë për një vit.

Shpërndaje në: