Liburn Aliu shfajësohet për mos-veprimin e Qeverisë Kurti ndaj karantimit të komunave serbe: U ndal përpjekja për gjakderdhje

Liburn Aliu shfajësohet për mos-veprimin e Qeverisë Kurti ndaj karantimit të komunave serbe: U ndal përpjekja për gjakderdhje

Aktivisti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook të mbushur me konspiracione pa u lodhur që të ofronte ndonjë evidencë për to. 

Z.Aliu pretendon se vendosja e dy komunave veriore nga Serbia në karantinë kishte për qëllim që të çonte drejt një konflikti tjetër etnik në vendin tonë, dhe i cili pastaj t’i hapte rrugë marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë me shkëmbim territoresh në baza etnike.

Qeveria e Kosovës në fakt jo që nuk ka protestuar vendosjen në karantinë nga Qeveria e Serbisë, por madje edhe ka pretenduar se një gjë e tillë është bërë prej tyre, shkruan Periskopi.

Të njëjtin pretendim sot e ka bërë edhe kryeministri Kurti për të shfajësuar qeverinë e tij për mos-veprimin e tij, dhe i cili në mënyrë direkte sovranitetin e vendit.

Z.Aliu ka sulmuar edhe RTK-në për raportim tendencioz. Kurti ndërkohë ishte sot në RTK për t’u takuar me menaxhmentin e saj.

Statusi i plotë i Aliut: 

Si duket, dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri. Sulme sinkrone që po ndërtonin një përsëritje të marsit 2004 dhe korrikut 2011. U bë përpjekje të ndërtohet prilli 2020.

Produkt i të parës ishte raporti i Kai Aides, që u mor edhe si detyrë projektuese për ndarjet me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar në pakon e Ahtisaarit. E dyta riktheu bllokimin e urës, ngriti barrikadat e shumta në veri, thelloi këto ndarje dhe solli marrëveshjen për ‘zajednicën’. Dhe kjo e treta tash mbase do të pregadiste terrenin për ndarje definitive, për marrëveshjen Thaçi-Vuçiq.

Në të parën pati dhjetra të vrarë, në atë të dytën u vra polici Enver Zymberi. Dhe, tani prilli 2020 do të mund të sillte gjakderdhje të sërishme në mes të krizës së pandemisë. Herëve tjera, qytetarë të shumtë u nxitën, dhe me idenë se po godisnin Sërbinë u përfshinë në ngjarje që realisht u keqpërdorën mëpastaj për marrëveshjet e dëmshme.

RTK mbrëmë kishte aktivizuar mekanizmat dhe punonte me kapacitet të plotë, njëjtë si në 2004 dhe 2011. Sikur donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja.

Mbrëmë nuk patën sukses por nuk do të thotë që nuk bëjnë përpjekje të tjera. Thaçi e do marrëveshjen e cila e ndanë Kosovën ashtu siç e din vetëm ai. Prandaj, populli është ndarë nga ky njeri që realisht nuk është më president, meqë nuk e përfaqëson më unitetin e popullit. Në fakt, më parë, populli është bërë unik kundër tij.

Shpërndaje në: