Liburn Aliu sot do të raportojë para Komisionit

Liburn Aliu sot do të raportojë para Komisionit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të raportojë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendit thuhet se mbledhja e Komisionit do të fillojë nga ora 13:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës ,
Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-027, për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-010, për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Të ndryshme

Shpërndaje në: