Liderët botërorë u filmuan duke e tallur: Trump e fyen Trudeau-n dhe largohet nga samiti i NATO-s

Liderët botërorë u filmuan duke e tallur: Trump e fyen Trudeau-n dhe largohet nga samiti i NATO-s

Donald Trump ka reaguar me tërbim ndaj videos ku liderët botërorë shihen duke u tallur me të.

Ai e quajti liderin kanadez Justin Trudeau “dyfytyrësh” dhe më pas e anuloi konferencën për shtyp duke e shkuartuar pjesëmarrjen në samitin e NATO-s.

Presidenti Trump u pyet se a e kishte parë klipin në të cilin homologët e tij ndërkombëtarë dukeshin se bënin shaka për një konferencë për shtyp që ai e kishte bërë me Emmanuel Macronin.

“Ai është dyfytyrësh,” komentoi Trump kryeministrin kanadez dhe nënkuptoi më tej se komentet e Trudeau-së vinin si pasojë e frustrimit pas kërkesës amerikane për një kontribut më të madh të Kanadasë për Naton, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Z.Trudeau u kap nga kamerat duke u tallur me stilin e hallakatur diplomatik të z.Trump me Boris Johnsonin, Emmanuel Macronin dhe Princeshën Anne në Pallatin Buckingham gjatë mbrëmjes së kaluar.

Duke folur krah Merkelit gjatë ditës së sotme, Trump shtoi: “Të jem i sinqertë, mendoj se Trudeau është djalë i mirë. Mendoj se është djalë shumë i mirë.”

Trump dhe gruaja e tij, Melania, duhej të largoheshin nga Londra gjatë pasdites, pas orës 5, por u larguan më herët./Periskopi

Shpërndaje në: