Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen më 23 qershor

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen më 23 qershor

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të takohen me liderët e BE-së në Bruksel më 23 qershor, njoftoi sot Këshilli Evropian.

Në deklaratë thuhet se takimi do të mbahet në prag të samitit të BE-së të qershorit, më 23 qershor, në orët e paradites në ambientet e Këshillit Evropian në Bruksel.

“Qëllimi i takimit është promovimi i rritjes së angazhimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në: