Liderja e Tajvanit: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit të Kinës

Periskopi.com Lajme

Presidentja Tsai Ing-wen tha se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e tij demokratike të jetës, teksa tensionet mbi këtë ishull po vazhdojnë.

“Sa më shumë që arrijmë, ne përballemi me presion më të madh nga Kina”, tha Tsai.

Fjalimi i Tsai në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi presidenti i Kinës, Xi Jingping u zotua për “përmbushjen e ribashkimit”, raporton BBC.

Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh si provincë të shkëputur.

Presidenti kinez zotohet për “ribashkim” me Tajvanin

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin.

Në ditët e fundit, Kina ka dërguar numër rekord të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, disa analistë kanë thënë se këto fluturime mund të shihen si paralajmërim ndaj presidentes së Tajvanit.

Tsai tha se Tajvani e ka “demokracinë linjë të parë të mbrojtjes”. Ky ishull, sipas saj, nuk mund të detyrohet që të shkojë në “rrugën që Kina ka vendosur për ne”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet.

Fluturimet e avionëve ushtarakë të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit seriozisht kanë ndikuar në sigurinë kombëtare dhe në sigurinë ajrore, tha Tsai, duke shtuar se situata “është më komplekse dhe më fluide sesa që ka qenë ndonjëherë në 72 vjetët e fundit”.

Tajvani nuk do të “veprojë me nxitim”, por do të forcojë mbrojtjen e tij, tha ajo.

Tensionet Tajvan-Kinë rrisin shqetësimet

Ajo ripërsëriti ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë, një ofertë të cilën Pekini – që e cilëson Tsain si “separatiste” – e ka refuzuar deri më tani, raporton REL.

Tsai u rizgjodh me shumicë votash vitin e kaluar dhe ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet Pekinit.

Të shtunën, më 9 tetor, presidenti i Kinës, Xi Jingping tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit.

“Detyra historike për të kompletuar ribashkimin duhet të përmbushet dhe definitivisht do të përmbushet”, tha Xi.

Shpërndaje në: