“Lidhi o kryeministër”, Nitaj i AAK-së reagon pas postimit skandaloz të Hysamedin Ferajt

“Lidhi o kryeministër”, Nitaj i AAK-së reagon pas postimit skandaloz të Hysamedin Ferajt

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ashpër ndaj ‘filozofit të VV-së’, Hysamedin Ferajt, pasi ky i fundit përmes një shkrimi tha se “pse nuk u vra Ramushi gjatë luftë por vëllezërit e tij”.

Nitaj ka thënë se “nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë.”

“Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra. Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës. Prandaj lidhi o Kryeminister!”, u shprej Nitaj.

Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte qenë shumë herë i rrezikuar me jetë gjatë luftës në ballafaqimin me forcat serbe.

Në anën tjetër, duhet të theksojmë se Feraj është këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Feraj n’therra: Ramushi s’po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë

 

 

Shpërndaje në: