Lidhja me prezantuesen seksi, Jeff Bezos drejt një martese të dytë?

Periskopi.com Showbiz

E dashura e Jeff Bezos, njeriut më të pasur në botë është fotografuar me një unazë diamanti në formë zemre.

Ish-prezantuesja e Fox News, Lauren Sanchez u fotografua në Los Angelos, duke ndezur thashethemet që Bezos e ka propozuar për martesë.

Çifti janë shoqëruar publikisht që pas divorcit të miliarderit, por zërat për lidhjen e tyre qarkullojnë që prej vitet 2018 duke pretenduar se mes tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Spekulimet se marrëdhënia e tyre ka shkuar një hap më tej, vijnë një muaj para se Bezos të shkojë në hapësirë me Blue Origin më 20 korrik.

Shpërndaje në: