Lidhjet Rajonale lëshojnë përnjëherë komunikata, dalin krah Agim Ademit

Lidhjet Rajonale lëshojnë përnjëherë komunikata, dalin krah Agim Ademit

Pas lajmit qe komisioni për licencimin e federatave sportive në MKRS e ka kërkuar pezullimin e Agim Ademit, lidhjet rajonale si zakonisht janë hedhur në aksion duke lëshuar kumtesa me te cilat i dalin në mbrojtje Ademit.

Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate.

Ndërkohë, Lidhjet Rajonale të Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajt kanë reaguar, duke i dalë në krah kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Komunikatat e lëshuara nga to kanë pothuajse përmbajtjen e njëjtë.

Ndërkohë, orë më parë, Lidhja Rajonale e Gjilanit për dallim prej tjerave, doli sot me një deklaratë tjetër.

Ajo tregoi se delegatët e saj nuk janë ftuar në kuvendin e 27 janarit. Dihet se Lidhja Rajonale e Gjilanit është kundër Agim Ademit.

Shpërndaje në: