Lidhjet Teksas -Kosovë, Faton Bislimi i LDK-së nderohet nga  Ambasada Amerikane

Lidhjet Teksas -Kosovë, Faton Bislimi i LDK-së nderohet nga  Ambasada Amerikane

Ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi është nderuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë për shkak të punës së tij në forcimin e lidhjeve në mes Teksasit dhe Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi  në të cilën shihet se ka pranuar mirënjohje nga Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

“Një nga punët që më së shumti më plotësojnë shpirtin është se në Teksas kisha aranzhuar programin e bursave “Education for Peace” përmes së cilit me dhjetëra student meritorë nga Kosova janë shkolluar aty dhe mandej kanë bërë emër të madh në krejt SHBA-të”, ka thënë Bislimi.

Postimi i plotë i tij:

NDERIM I VEÇANTË NGA SHBA-TË

Dje, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, pata nderin të pritem nga Ambasadori i SHBA-ve z. Jeffrey Hovenier, në një takim sa të veçantë aq edhe mbresëlënës dhe miqësor. Të nderohesh nga Shtetet e Bashkuara, përtej nderit, është inkurajim për punë e angazhim tutje. Nga Ambasadori Hovenier zyrtarisht pranova Flamurin e Shtetit të Teksasit të valëvitur mbi Kupolën e Kongresit të Shtetit në nder timin, bashkë me Certifikatën e Mirënjohjes së Dhomës së Përfaqësueseve të Teksasit, me këtë dedikim: “për punën time në forcimin e lidhjeve në mes Teksasit dhe Kosovës,” pikërisht në 20 vjetorin e angazhimit tim të parë në Teksas si student. Një nga punët që më së shumti më plotësojnë shpirtin është se në Teksas kisha aranzhuar programin e bursave “Education for Peace” përmes së cilit me dhjetëra student meritorë nga Kosova janë shkolluar aty dhe mandej kanë bërë emër të madh në krejt SHBA-të.

Po ashtu, ky nderim i jashtëzakonshëm, është vlerësim edhe i punës sime për gati dy dekada në lobim e angazhim për kauzën tonë kombëtare me figurat më të larta politike të SHBA-ve, në Capitol Hill. Për mua, ky angazhim vazhdon të jetë udhërrëfyes i punës së mbarë e të mirë për vendin e kombin.

Miqësia jonë me SHBA-të është jo vetëm unike por duhet të jetë edhe permanente. Është shtylla kurrizore e avancimit tonë si shtet e komb. /Periksopi/

Shpërndaje në: