Liga e Kampionëve do të ndryshojë orarin e ndeshjeve, kjo është arsyeja

Liga e Kampionëve do të ndryshojë orarin e ndeshjeve, kjo është arsyeja

Liga e Kampionëve, do të rikthehet në shtator me ndeshjet e grupeve, që do të fillojnë më 6-7 shtator.

Në këtë muaj do të zhvillohen dy ndeshje të grupeve, kurse në tetor, pjesa më e madhe, për t’u përmbyllur gjithçka me ndeshjet e fundit, më 1 dhe 2 nëntor.

Finalja luhet me 10 qershor, kurse në shkurt dhe mars janë sfidat e 1/16 së finales, ndërsa çerekfinalet janë në prill dhe gjysmëfinalet në muajin maj.

Kjo ndodh për shkak të Botërorit “Katar 2022”, që nis në fund të muajit nëntor dhe ndërpret Ligë e Kampionëve dhe kampionate të rëndësishme evropiane.

Shpërndaje në: