Liga e Kampionëve/ Inter – Man City, Bylbyl Sokoli: Nuk ka favorit absolut në finale

Liga e Kampionëve/ Inter – Man City, Bylbyl Sokoli: Nuk ka favorit absolut në finale

Të shtunën me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester Cityt.

Man City futet me vetëm një mungesë në këtë ndeshje, pasi mbrojtësi Benjamin Mendy është i suspenduar, shkruan Periskopi.

Kurse te skuadra e Interit mungon mbrojtësi, Dalbert Henrique dhe sulmuesi, Joaquin Correa.

Për të njohur më shumë se si do të shkojë kjo finale dhe a ka gjasa që Man City që nuk e ka asnjë trofe të këtij kompeticioni ta mposht Interin që tashmë ka në bagazh tre sosh, Periskopi ka kontaktuar me trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokolin ku tha se skuadra e trajneri, Pep Guardiola është kandidati serioz për ta fituar këtë finale, pasi sipas tij janë në formë kulminante.

Ai tutje tha se në finale të tilla edhe mund të mos ketë favorit absolut.

“Interi di të luaj në mbrojtje shumë fortë, ashtu edhe si është tradita e mbrojtjes italiane. Por unë mendoj që për shkak të formës kuliminante, ekipi i Pep guardiolës është favorit, por në finale nuk ka një favorit absolut. Por sërish nuk duhet harruar se forma e ekipit të Guardiolës është përparësi e madhe në këtë finale”.

Kujtojmë se kjo finale zhvillohet me 10 qershor në stadiumin ‘Ataturk’ të Turqisë./Periskopi/

Shpërndaje në: