Ligjbërësi rus: Putini ia shpëtoi jetën opozitarit Aleksei Navalny

Periskopi.com Lajme

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, që po shërohet në Gjermani pasi u helmua në Rusi nga një agjent nervor, në mënyrë direkte e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se e ka urdhëruar sulmin ndaj tij.

Por, sipas një ligjëbërësi të rëdnësishëm rus, ka pasur një keqkuptim të tmerrshëm.

Vyacheslav Volodin, spiker në dhomën e ulët të parlamentit rus, pretendon se Putini nuk provoi ta vriste Navalnin – dhe se në të vërtetë ishte shpëtimtari i tij, raporotn Daily Beast, përkthen Periskopi.

“Putini ia shpëtoi jetën,” tha Volodin. “Çdokush, prej pilotëve dhe mjekëve e deri te presidenti, po provonin sinqerisht ta shpëtonin.”

Ai shkoi më larg duke e quajtur fajësimin që Navalni i bëri Putinit si “të pandershëm,” dhe pretendoi që helmimi ishte një lajm i rremë nga shërbimet perëndimore të sigurisë.

Më vonë, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, pretendoi që Kremlini kishte informacione se Navalni po punonte direkt me CIA-n, duke e kërcënuar kështu kthimin e tij të planifikuar për në Rusi.  

Shpërndaje në: