Ligji për Investime rrezikon koalicionin qeverisës
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.
Ajo, në një intervistë për televizionin publik, siç transmeton KP, ka folur për rëndësinë e këtij ligji, duke thënë se nuk duhet të shikohet interesi i asnjë grupi por interesi i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.



