Ligji për KPK-në doli anti-kushtetues, Kurti mbron Haxhiun: Unë besoj që ishte i mirë

Ligji për KPK-në doli anti-kushtetues, Kurti mbron Haxhiun: Unë besoj që ishte i mirë

Kryeministri Kurti në emisionin Debat Plus ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Përkundër që ligji për KPK-në doli anti-kushtetues, Kurtit sërish nuk zmbrapset duke thënë se “ishte i mirë”, përcjell Periskopi.

“Albulena Haxhiu si ministre e Drejtësisë është ajo që e rishkruan projektligjin. Unë besoj që ai projektligj që është bërë ligj, ka qenë i mirë. Sepse kemi nevojë për reformë në drejtësi. Unë besoj që ka qenë i mirë. Gjykata Kushtetuese nuk po beson që ka qenë i mirë, ose i drejtë. Tash, çfarë duhet bërë. Le ta lexojë Ministria e Drejtësisë se ajo e ka sponzoruar këtë gjë dhe le të ma sjellin mu si kryeministër dhe ta shoh se a ka pasë mundësi që të gjendet një formulim i cili i përfshin vërejtjet që na i ka dhënë GJK. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë duhet vendim i ri politik. Nëse kjo është e mundshme, kryhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe grupin e saj punues që e sjellin projektligjin tek unë”, tha Kurti.

Kryeministri ndër të tjera thotë se nuk do ta shkarkoj ministren e drejtësisë, por se ajo do ta rishkruaj ligjin.

Kujtojmë se, deputetët e Kosovës e patën miratuar edhe në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës me datë 23 qershor të këtij viti. 61 deputetë ishin pjesëmarrës në votim, prej tyre 60 kanë votuar “për” dhe një deputet ka abstenuar. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: