Ligji për nënshtrimin e Prokurorisë, Kurti e Haxhiu u paralajmëruan herët nga Venecia

Ligji për nënshtrimin e Prokurorisë, Kurti e Haxhiu u paralajmëruan herët nga Venecia

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për shqyrtim nga PDK dhe LDK. Në njoftimin e Kushtetueses, vendimi është justifikuar me shqetësimet serioze që pas pas ndryshimit dhe plotësimit të ligjit nga ana pushtetit, është cenuar pavarësia kushtetuese e Këshillit Prokurorial dhe ndarja e balancit të pushteteve.

Rrëzimit të këtij ligji i ka paraprirë një betejë e gjatë politike mes pushtetit dhe opozitës, por edhe një debat i gjatë juridik, ku është përfshirë edhe Komisioni i Venecias, duke dhënë opinion të paktën dy herë.

Kurti dhe Haxhiu ishin “paralajmëruar”

Në dhjetor të vitit 2021, Komisioni i Venecias kishte hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria. Në opinionin e publikuar, Komisioni e kishte konsideruar të rrezikshëm planin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

“Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së ndaj mazhorancës qeverisëse. Projekt amandamentet propozojnë që të gjithë anëtarët e pavarur të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”, thuhej në opinionin e Komisionit të Venecias.

Në dhjetor të 2021-s, Komisioni theksonte se duhet të garantohet që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse në Kuvend, nuk do të mund të udhëheqin të vetëm.

“Zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem zgjedhor proporcional, ose emërimin e disa anëtarëve të pavarur nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile”, thuhej në rekomandim.

Pas opinionit të dhjetorit të Komisionit të Venecias, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se minsitria e saj i kishte rishikuar projekt-amendamentet. Ajo kishte kërkuar një mendim të dytë nga Komisioni i Venecias më 25 shkurt, 2022.

Në mars të vitit 2023, Komisioni i Venecias kishte dalë me rekomandime shtesë.

Ndonëse konstante se ndryshimet e bëra në këtë ligj kishin bërë progres krahasuar me versionet paraprake, Komisioni i Venecias kishte vlerësuar se kishte ende hapësirë për përmirësime.

Në opinionin e marsit 2022, Komisioni i Venecias kishte dal me rekomandimet shtesë si më poshtë:

-Për të përjashtuar ndikimin e mundshëm të padrejtë të kryeprokurorit mbi anëtarët e tjerë prokurorë në KPK, ligji duhet të bëjë të qartë se anëtarët e prokurorisë ulen në KPK në cilësinë e tyre personale dhe se kryeprokurori nuk mund të përdorë kompetencat e tij/saj të eprorit të tyre hierarkik, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për të ndikuar në punën e tyre në këtë organ;

“Vizioni” nuk duhet të jetë në listën e kritereve të përdorura nga Komiteti i ngarkuar me përzgjedhjen e anëtarëve porotë;

Ligji mund të parashikojë masa mbrojtëse procedurale duke e bërë më objektiv procesin e përzgjedhjes së anëtarëve porotë: pjesëmarrjen e ekspertëve, arsyetimin;

Ligji duhet të përshkruajë më qartë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të prokurorëve nga komuniteti prokuror (ndoshta duke futur një formë të votimit preferencial);

Duhet të qartësohet edhe procedura e përzgjedhjes së anëtarëve porotë; në veçanti, ndërsa Komisioni mund të filtrojë disa kandidatë që nuk gëzojnë mbështetje të mjaftueshme në mënyrë që t’i sigurojë Kuvendit një listë të gjatë të kandidatëve të pranueshëm për të zgjedhur.

Deputetët e Kosovës e kishin miratuar në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës me datë 23 qershor të vitit 2022.

Nga 61 deputetë pjesëmarrës në votim, 60 kishin votuar “për” ndërsa një deputet kishte abstenuar.

Shpërndaje në: