Ligji që thuajse ndalon abortin në SHBA hyn në fuqi në Teksas

Ligji që thuajse ndalon abortin në SHBA hyn në fuqi në Teksas

Ligji më radikal i abortit në SHBA ka hyrë në fuqi në Teksas, pavarësisht përpjekjeve ligjore për ta bllokuar atë.

Ndalimi pothuajse total i abortit në Teksas inkurajon qytetarët që të padisin ofruesit e abortit të cilët shkelin ligjin, duke hapur rrugën për padi joserioze nga peronat që veçse janë kundër abortit, gjë që ndikon në mbylljen e shumicës së klinikave në shtet.

Ligji jashtzakonisht kufizues kundër abortit “Senate Bill 8”, i futur në legjislaturën e Teksasit, ndalon abortin në momentin kur zbulohet aktivitet kardiak në embrion, i cili është rreth 6 javë. Këtu nuk ka përjashtime edhe atëherë kur embrioni ka ardhur si rezultat i incestit apo përdhunimit. Teksasi është shteti i parë për ta kaluar një ligj të tillë, madje edhe përpjekjet për ta parandaluar këtë përmes një apeli në gjykatën supreme amerikane, nuk patën sukses.

Ligji “zvogëlon menjëherë dhe në mënyrë katastrofike qasjen në abort në Teksas”, thonë ofruesit e shërbimeve të abortit shtetëror, dhe ndoshta do të detyrojë shumë klinika aborti të mbyllen përfundimisht. Kjo do të parandalojë që shumica e grave të Teksasit (85%) të kenë qasje në aborte të sigurta, pasi shumica as nuk janë të vetëdijshme se janë shtatzënë që në gjashtë javë, raporton The Guardian.

Joe Biden dënoi ligjin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për të drejtën e abortit. “Ky ligj ekstrem i Teksasit shkel në mënyrë të dukshme të drejtën kushtetuese të vendosur nën Roe v. Wade i cili shërbej si precedent për gati gjysmë shekulli,” tha Biden në deklaratë.

Teksasi tashmë është një nga shtetet ku qasja në aborte është më e vështira për shkak të një sërë ligjesh shtetërore të nxitura nga legjislatura e republikanëve gjatë dekadës së fundit.

Shpërndaje në: