Limaj: Demarkacioni kryhet sot

Limaj: Demarkacioni kryhet sot

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka shprehur bindjen e plotë se Demarkacioni do të votohet dhe do të kalojë sot, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se komisionet kanë kohë dy vite që të korrigjojnë gabimet që kanë ndodhur në marrëveshjen për Demarkacion.

“Jemi në një moment të ri, dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Kemi kohë dy vite të korrigjojmë gabimet, por s’mund ta bllokojmë integrimin evropian. Duhet ta përfundojmë. Jo jo sot sot kryhet kjo. Është e rëndësoishme që sot të përmbyllet, sepse duhet ta zëmë hapin në rrugën tonë evropiane”, tha Limaj./Periskopi

 

Shpërndaje në: