Limaj dyshon se në vjedhjen e 2 milionë eurove janë të përfshirë më shumë persona

Limaj dyshon se në vjedhjen e 2 milionë eurove janë të përfshirë më shumë persona

Fatmir Limaj nga Nisma ka thënë se rasti i vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit nuk është vepër veç e 1 apo dy personave, transmeton Periskopi.

‘’Me tentu një akt kriminal me ia vesh një partie politike është me ikë prej temës për të cilën flasim. Nëse është e organizuar, këtu ka shumë njerëz sepse kjo punë s’mund të bëhet me 1  apo 2 veta. A është e planifikuar, e urdhëruar dhe ne fund nuk dihet qartë pse është bërë’’, ka thënë Limaj në një debat televiziv.

Limaj ka treguar se personi i dyshuar për këtë vepër s’ka të bëjë me Nismën Social Demokrate siç edhe u raportua.PERISKOPI/

Shpërndaje në: