Limaj flet për akuzat për vjedhje ndaj nënës së tij e cila vuante nga kanceri

Limaj flet për akuzat për vjedhje ndaj nënës së tij e cila vuante nga kanceri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur rreth momenteve të tij më të vështira të jetës në të cilat thotë se e ka pasur të pamundur t’i kontrollojë emocionet.

Një nga momentet më të rënda thotë se e ka përjetuar në Hagë, kur ai ishte liruar por jo edhe bashkëluftëtari i tij, Hajredin Bala.

Momenti i parë kur është dënuar Haradin Balaj në Hagë. Kam prit që do të lirohemi të tre në Hagë”, shpjegoi Limaj në një mision.

Ndërkohë një moment të cilin thotë se e ka përjetuar keq ishte akuzimi i nënës së tij për vjedhje.

Thotë se në kohën kur flitej se nëna e tij ishte ‘zënë me para në kufi’, ajo në të vërtetë po vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Vështirë ka qenë në një gjykim në Prishtinë kur mu ka përmend nëna. Ka qenë një thashethem që ajo është zënë në Prishtinë me para në kufi…ndërkohë unë nënën e kisha me kancer. Asaj kanceri iu ka shfaq kur unë kam qenë në Hagë”, shpjegoi Limaj.

“Jom kanë shumë i lidhur më nënën…edhe në gjyqin në Prishtinë kur mu ka përmend…për çka një grua e ndershme me u cilësu hajneshë. Nana ime ka shku pa e parë përfundimin e gjykimit”, theksoi ai.

Shpërndaje në: