Limaj: Jemi rreth 200 vota mbi prag

Limaj: Jemi rreth 200 vota mbi prag

Kryteari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  në emisionin “Pressing” tha se  aktualisht Nisma ka fituar 5,12% të votave dhe pa paketat e Serbisë.

Limaj theksoi se Nisma ka kaluar pragun zgjedhor për 200 vota.

“Aktualisht kemi 5,12% të votave, dhe jemi rreth 200 vota mbi prag”, është shprehur Limaj.

Limaj gjithashtu tha se nëse KQZ’ja shpall rezultatet preliminare duke i numëruar paketat apo zarfet e trafikuara, atëherë KQZ’ja bën veprim të paligjshëm dhe e falsifikon rezultatin.

“Nëse KQZ’ja shpall rezultatet me paketat, zarfet e trafikuara është duke e falsifiku rezultatin dhe është duke bërë veprim në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Limaj.

Shpërndaje në: