Limaj: Kurti iu tha votuesve të vetë, e keni hangër një herë – hane edhe për s’dyt

Limaj: Kurti iu tha votuesve të vetë, e keni hangër një herë – hane edhe për s’dyt

Me videon e ‘shkatërruesve të shtetit’, Albin Kurti ofendoi votuesit e tij, thotë Fatmir Limaj në një intervistë ekskluzivisht dhënë Periskopit.

“Kjo video ose kjo mënyrë, kjo qasje, është fyerje, është ofendim i dytë radhazi pë rata që kanë votuar e kanë mbështet këtë Lëvizje. Ju jeni të padijshëm, jeni injoranta, ashtu qysh iu kam mashtru herën e parë, sa herë do që unë dal edhe shpifi e mashtroj, ju gjithmonë i pranoni. Ju nuk keni mendim kritik, ju nuk reflektoni, unë ua kam dhënë mashtrimin e madh para një viti e gjysmë dhe qe një vit e gjysmë, ka ardhë koha ta freskoj mashtrimin, hajt edhe një herë t’ju mashtroj. Në vend që me i renditë të arriturat, e tash e një vit e nëntë muaj, e ju qytetarë të nderuar që ma keni dhënë votën, shikoni bre qe 1 vit e 9 muaj cka kemi bërë, e kemi bërë këtë këtë këtë, edhe me të irritu nga prerja e shiriteve, të pritjes së investimeve direkte, të promovimit të kompanive vendore, të prezantimit të atyre reformave të mëdha shtetërore, ajo del i ofendon qindra mijëra votues atje, edhe ju thotë a din çka: e keni hangër një herë, hane edhe për s’dyt”, tha Limaj në intervistën me Ilir Mirenën, që të plotë mund ta dëgjoni më poshtë.

 

 

Shpërndaje në: