Limaj: Lloj-lloj pishpiriku ta lun rolin e patriotit, keni zgjedhë njerëz pa CV për ta drejtuar shtetin

Limaj: Lloj-lloj pishpiriku ta lun rolin e patriotit, keni zgjedhë njerëz pa CV për ta drejtuar shtetin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë protestës së të shtunës u ka sugjeruar gazetarëve që ta pyesin deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu për plagën e tij që mban në trup, si pasojë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Limaj ka thënë se pavarësisht se lufta për liri, është detyrë e secilit, duhet potencuar se çka realisht është patriotizmi.

“Kur del lloj-lloj pishpiriki e ta lun rolin e patriotit, patriotizmi në Facebook nuk bëhet. Një CV iu kërkohet juve gazetarëve për me punu në një vend, pa asnjë CV I keni bo këta me  e drejtu shtetin”, tha Limaj.

Këto deklarata Limaj i bëri gjatë protestës së të shtunës “kundër koordinimit me Radojiçiqin”./Periskopi/

Shpërndaje në: