Limaj: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë çlirimit të vendit

Limaj: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë çlirimit të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s, kundër forcave ushtarake serbe.

Limaj ka thënë se më 24 mars të vitit 1999, Forcat e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë kështu fund dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe.

“Ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës.

Në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.

Shënimi i plotë i Limajt:

Më 24 mars të vitit 1999, forcat e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë fund dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëheshin mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe. Ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës. Në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.

Shpërndaje në: