Limaj nuk do të jetë zëvendëskryeministër, dëshiron të mbetet deputet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re që pritet të votohet nesër.

Klankosova.tv mëson se kjo ndodhi për shkak se ai dëshiron ta ruajë numrin e deputetëve të Nismës dhe të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se ky vendim u morr edhe për shkak të rëndësisë së Kuvendit, para proceseve të rëndësishme.

Vendimi i Limajt për tërheqje korrespondon edhe me përgjegjësinë politike, që synon ta ketë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku liderët politikë kosovarë pritet të kenë rol kyç.

Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryesia e partisë së tij.

Shpërndaje në: