Limaj për “Ftyren” e UÇK`së: Trim i lindur dhe shok i pathyeshëm

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA me rastin e vdekjes së ish pjesetarit të UÇK`së, Naser Shala ka thënë se ai ishte trim i lindur dhe shok i pathyeshëm, raporton Periskopi.
Sipas Limajt me Naser Shalën i bashkoi lufta për liri.
Reagimi i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra !
Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri, dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë.
Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet secilën vlerë për të cilën luftuam.Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës.
Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, Komandant Ftyra!
Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde!