Limaj: Sipas ligjit, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së

Limaj: Sipas ligjit, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së

Kryetari i Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sipas ligjit Albin Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së.

Limaj ka thënë se ligji ka kritere dhe duhet plotësuar ato për të qenë veteran i luftës, gjë që sipas tij, Albin Kurti nuk i plotëson ato dhe ai është absolutisht veteran i rrejshëm, përcjell Periskopi.

“Nëse m’a pyet mua mendimin tim personal, jo nuk është ai veteran i luftës. Absolutisht veteran I rrejshëm. Pse kur ka qenë ai në luftë…”, deklaroi Limaj në Pressing.

“Ligji për veteran nuk ia jep”, shtoi kryetari i NISMA’s.

Ndër të tjera, ai ka thënë s’mund të flasë ne emër të UÇK-së, por vetëm në atë se si e ka parë atë (UÇK-në). /Periskopi/

Shpërndaje në: