Limaj thotë se Vushtrria ka vendos me ia dhënë besimin Nismës

Limaj thotë se Vushtrria ka vendos me ia dhënë besimin Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të jetë përcaktuese për formimin e Qeverisë se ardhshme. Këto komente, Limaj i bëri gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Vushtrri, ku aderuan edhe dhjetëra anëtarë të rinj. Kreu i Nismës tha se të gjitha strukturat e Nismës në Vushtrri, dhe Kosovë janë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat e Nismës për zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë i Limajt:

Burra e gra, djem e vajza, të rinj e të moshuar, nga Vushtrria, me vullnet kanë vendosur t’ia japin besimin Nismës Socialdemokrate. Sonte në mbrëmje në degën e Nismës në Vushtrri, mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj, në mesin e tyre edhe profesorë universitarë, juristë, studentë, dhe personalitete të fushave të ndryshme, të gatshëm për të kontribuar për Vushtrrinë dhe Kosovën. Po sonte takuam edhe strukturat e Nismës në Vushtrri, që të gjithë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat tona në zgjedhjet e ardhshme. Strukturat e Nismës në Vushtrri i porosita që të vazhdojnë edhe më tutje ta fuqizojnë Nismën në këtë qytet. Nisma Socialdemokrate do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme. Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin! FL

Shpërndaje në: