Limi i jep fund marrëdhënies me Albën, ajo shpërthen në lot

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.
Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale. Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie./Periskopi/