Linda Halimi fituese, do jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” (Video)

Linda Halimi fituese, do jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” (Video)

Edhe këtë vit plot konkurrentë garuan për çmimin e madh, por vetëm 14 prej tyre arritën që të futen në finale për të garuar për çmimin e madh, rrugën për në “Eurovision”.

Ndër konkurrentët më sfiduese këtë vit, ka qenë këngëtarja Linda Halimi, e cila ka ardhur ekstra nga Shtete e bashkuara të Amerikës vetëm për këtë festival, e edhe fitoi.

“Botë” titullohet kënga e saj, me të cilën këngëtarja pretendon “Eurovisionin”.

“Botë” është punuar me muzikë dhe orkestrim nga kompozitori i njohur Klodian Qafoku, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Big Basta.

Ndërkohë ky edicion do të kujtohet për një sërë problematikash siç ishte veshja e ekzagjeruar e prezantueses Ledina Çelo, problemet në prezantim të aktorit Kasem Hoxha dhe Çelos./Periskopi

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw

Shpërndaje në: