Linda Halimi kthehet në Shqipëri

Linda Halimi kthehet në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri.

Ajo nuk ka qenë në Tiranë që nga viti 2017, kur po bënte përgatitjet për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

Ndërkohë, rikthimi i saj në shtetin shqiptar duket të ketë të bëjë sërish me një festival.

Bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”, ku ajo do të konkurrojë këtë vit, dhe tashmë ka nisur incizimin e këngës së saj të re.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia, publikoi në InstaStory disa imazhe fillimisht nga koha kur u nis nga ShBA-të.

Më pas, ajo hodhi edhe një tjetër imazh në InstaStory me mbishkrimin “Përshëndetje Tirana”.

Linda Halimi këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media, që prej kohës kur u bë nënë për herë të parë, ndërsa ka paralajmëruar se do të rikthehet me plot projekte muzikore.

Shpërndaje në: